Saturday, September 7, 2024

PD padit në SPAK kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiaken e Durësit Emirjana Sako. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila përmes një konference për media deklaroi se kryebashkiakja është përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas PD-së, Sako ka fryrë kostot e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

“PD ka nisur denoncimin e kësaj afere prej vitesh. Komisioni i Inceneratorëve vërtetoi atë që ka thënë PD, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro. Në fund të konferencës do dorëzojmë padi penale në SPAK.

Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve në qytetin e Durrësit që ka përgjegjës direkt znj. Emiriana Sako, pjesë e kësaj skemë kriminale është edhe z. Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skemë të mbetjeve të qytetit të Durrësit.

Znj.Sako u paraqit ne komisionin hetimor për inceneratorët dhe nuk arriti dot që t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet, që kishin nevojë qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarët. Sigurisht që edhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetje edhe kjo është pjese e padisë penale. Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM-së për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve në qytetin e Durrësit.

10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe me pas mbyllja e Porto Romanos dhe nevojës per te depozituar mbetjet e qytetit te Durresit ne nje qytet tjeter, deri në 10.06.2019, nuk është bere asgjë. Nje vit e gjysem qe Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durresin drejt nje katastrofe mejdisore, duke mirë menduar qe kjo t’i shërbejë aferës se inceneratoreve”, tha Zhupa.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë