Një burrë ka humbur jetën në një aeroplan që po udhëtonte nga Stambolli në drejtim të Hamburgut.
Mësohet se pasagjeri kishte qenë i infektuar me Covid-19, ndërkohë që është kuptuar se ai ka ndërruar jetë vërëm kur aeroplani ka zbritur në aeroport.
Autoritetet kanë ngritur dyshimet se si burri është i infektuar është futur brenda aeroplanit pasi pasagjerët përpara se të futeshin si rregull me vete duhet të kishin pasaportën e vaksinimit ose testin negativ.
Ndërkohë sipas policisë së Hamburgut, ekzistojnë disa mënyra që pasagjeri i infektuar të mund të jetë futur në aeroplan.
“Ndoshta nga mosdija që është i infektuar. Testi i rrejshëm ka rezultuar negativ apo ka qenë me dy doza i vaksinuar dhe të jetë i infektuar. Por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Madje siç raportojnë mediat e huaja, ekziston mundësia që burri të ketë vdekur para fluturimit, dhe se trupi i tij të jetë futur në aeroplan.