Sunday, May 19, 2024

Paralajmërimi i ministrit ukrainas: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri ushtarak

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një mobilizim të ri ushtarak.

Përmes një video-mesazhi, Reznikov i ka kërkuar rusëve që të shmangin mobilizimin, shkruan Kyiv Independent.

“Shmangni mobilizimin në çdo mënyrë. Kur liderët e bunkerit nuk janë në gjendje të dërgojnë rekrutë të rinj, ata do të detyrohen ta pranojnë humbjen. Dhe lufta do të përfundojë.

Kjo megjithatë do të ndodhë, por pyetja është me çfarë çmimi. Dhe a do të paguhet ky çmim me gjakun tuaj”, theksoi ai.

Sipas Reznikov, Rusia po përgatitet që të mbyllë kufijtë për burrat që janë në moshën e shërbimit ushtarak.

Ai shtoi se Bjellorusia po ashtu mund të ndërmarrë veprime të ngjashme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë