Që COVID-19 ka pasur ndikim të thellë në vendin e punës, kjo është përtej diskutimit. Kjo periudhë është përcaktuar nga një përmbysje e rendit të punës, me pjesën më të madhe të njerëzve që u detyruan të punojnë në distancë, pasi zyrat u mbyllën për të kufizuar përhapjen e virusit.
Një shqetësim kryesor në lidhje me punën në distancë mendohet të jetë fakti se shoqërohet me rënie të produktivitetit.
Situatat stresuese të jetës si pandemitë mund të sjellin ndërlikime të rëndësishme negative për shëndetin mendor dhe funksionimin psikologjik të një individi. Stresi, ankthi, konfuzioni mendor, privimi shoqëror dhe depresioni janë disa shembuj të këtyre çështjeve mendore dhe psikologjike.
Në të vërtetë, për punonjësit pa fëmijë, pati një rritje të konsiderueshme të produktivitetit thjesht sepse ata nuk patën një ndryshim rutine nga ajo që zakonisht do të kishin në zyrë. Por, ekspertët nënvizojnë se, reduktimi i takimeve, largimi nga mjedisi i hapur i zyrave dhe kështu me radhë, të gjitha kontribuojnë në një ulje graduale të produktivitetit tonë.
Nga ana tjetër, familjet me fëmijë, të cilat punuan nga shtëpia, patën disa faktorë shtesë stresues që ndikoi në uljen e produktivitetit, duke marrë në konsideratë kujdesin për fëmijët, si dhe mësimin online, për të cilin prindërit patën angazhim të konsiderueshëm.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se përvojat në karantinë për shkak të COVID-19 shkaktojnë stres, frikë dhe zhgënjim tek individët. Në mënyrë të ngjashme, pasiguria për shkak të COVID-19 shoqërohet me ndryshime të rëndësishme në rutinën e përditshme që mund të rrisin stresin, depresionin dhe ankthin.
Megjithatë, bëhet e vështirë për kompanitë që të ruajnë qëndrueshmërinë në punën e tyre në situata të pasigurta të jashtme, që mund të ndikojnë në mirëqenien e punonjësve. Këto situata të pasigurta, siç është pandemia COVID-19, mund të shkaktojnë stres i cili pengon rendimentin e punonjësve.
Rreziqet që mbizotërojnë në mjedisin e punës për shkak të pandemive jo vetëm që tërheqin vëmendjen e punonjësve nga puna, por gjithashtu kërcënojnë mbijetesën e tyre në vendin e punës, duke shkaktuar probleme shëndetësore. Një element tjetër që duket se ka ndikuar produktivitetin e punonjësve ka qenë edhe pesimizmi për situatën, frika nga infektimi, apo humbja e njerëzve të dashur./Monitor