Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.
Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë
Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.
Në total numri i rasteve aktive është 440.