Deputeti demokrat Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit Lulzim Basha, ku ky i fundit tha se ka 95% të demokratëve që e mbështesin, por nuk do të garojë me ish-kryeministrin Sali Berisha se kush mbledh më shumë njerëz në salla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka i thotë Bashës se nëse ka vërtet këtë mbështetje, duhet të kërkojë votëbesimin në parti dhe nëse kjo provohet, atëherë të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen me të.
Postimi i Edi Palokës:
Lul! Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve. Mos jep doreheqje, nese ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbeshtetjen e 95% te demokrateve, kerko votebesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit!
Nese 51% e jo 95% e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen! Po per kete, pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !