Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka qenë i pari që nisi fjalimet e Kuvendit të PD-së.
Paloka tha se ata të cilët marrin pjesë në Kuvendin e PD janë demokratët e rrebeshit, kurse për të tjerët, duke iu referuar grupit të Lulzim Bashës, tha që të shkojnë “te shampanja”.
Edi Paloka: “Ne jemi demokratët e rrebeshit, të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në historinë e Partisë Demokratike. Pas 31 vitesh ne mblidhemi dhe njëherë në përvjetorin e themelimit të PD për ta rithemeluar atë mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm në Dhjetor ’90 por dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit”.
Ndër të tjera, Paloka tha se kriza që ekziston brenda PD-së është për shkak të dështimeve të përsëritura në zgjedhje.
Edi Paloka: “Kriza e paprecedentë ku gjendemi sot si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme për të përmbusur një regjim të korruptuar, por mbi të gjihta që pozicioni që kryetari aktual i bëri PD pas 25 Prillit jo përballë regjimit por për fat të keq goditi më shumë në krah të tij duke e kthyer PD një opozitë fasadë. Jemi mbledhur për të rikthyer shpresën dhe besimin jo vetëm tek demokratët por te gjithë shqiptartët që kërkojnë ndryshim, se opozita e vërtetë, kjo këtu, nuk ka vdekur, e nuk hyn në pazare me Ramën.
Ka nga ata që na pyesin pse pikërisht tani e jo më parë. Përgjigjia është e thjeshtë, më 25 Prill e konsideruam masakër zgjedhore por ne e dinim që me Ramën nuk mund të prisnim asgjë tjetër, prandaj pavarësisht rrethanave të gjithë ne drejtuesit e PD në ato zgjedhje mbajmë përgjegjësi që nuk arritëm të përkthejmë në fitore dëshirën e shqiptarëve. Duke pranuar këto përgjegjësi, ne dhe kryetari i PD ju premtuan demokratëve se nuk do ta njihnim kurrë 25 Prillin. Në vend të betejës me Edvin Ramën na dhanë luftën mes njëri-tjetrit”