Nuk ka fitues në klasiken europiane. Bayern Munchen dhe Reali i Madridit e kanë mbyllur aktin e parë gjysmëfinal në barazim 2-2.
“Los Blancos” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 24 me Vinicius Junior. Pasim spektakolar i Toni Kroos për futbollistin brazilian, i cili nuk gaboi para portës dhe u dha epërsinë spanjollëve.
Me fitoren minimale të Realit të Madridit u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
Me fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 53, Bayerni barazoi shifrat. Leroy Sane bëri një lëvizje spektakolare në të majtën dhe pasi hyri në zonë mposhti portierin Lunin me një predhë me të majtën.
Katër minuta më vonë, ekipi i drejtuar nga Thomas Tuhel përmbysi rezultatin. Ishte Harry Kane që i dha avantazhin Bayernit me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Bayernit, Reali gjeti golin e barazimit. Në minutën e 82, arbitri akordoi penallti në favor të ekipit të Anchelotit. Vinicius bër gjithçka mirë dhe pasoi për Rodrigon në zonë, Kim rrëzoi brazilianin dhe gjyqtari nuk pati dyshime për të dhënë 11-metërsh.
Në minutën e 83, Vinicius nuk gabon nga pika e bardhë. Takimi i dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 8 maj në “Santiago Bernabeu”, ku do të përcaktohet edhe ekipi finalist.