Ish-kryeministri Sali Berisha tha sërish se shpallja non grata në SHBA është vepër e George Soros.
Berisha tha se ka pasur shumë raste të heqjes së heqjes së emrave nga lista e non-grata, ndërsa u shpreh i bindur se SHBA i korrigjon gabimet.
Lideri historik i PD përmendi rastin e 4 ministrave turq të cilët SHBA i hoqi nga lista e sanksioneve dhe ndalimit të hyrjes në SHBA.
“Deklarimi non grata i Berishës i bazuar në shpifje. Për këtë kam hedhur në gjyq në Paris sekretarin e shtetit, Blinken. Ky është rasti i dytë në histori. E kam bërë me keqardhje dhe dhimbje të madhe. Ke pak njerëz që kanë hyrë sa unë në atë zyrë. Është vepër e George Soros. Po erdhi PD në pushtet, Soros shpallet non grata nga Sali Berisha.
Kam bindjen e thellë se Amerika korrigjon gabimet. Është meritë e saj. 10 ditë më parë, ambasadorja Kim iu tha shqiptarëve se nga 200 vetë zero heqje ka pasur. Kur mediat pas një ore i publikuan emrat e hequr nga lista, 4 ministra turq. Unë di shumë të tjerë. Si ka ndodhur, për dy arsye, ka ndërruar administrata dhe administrata që ka ardhur ka gjetur që ka qenë vepër e zezë e George Soros. Ka ndodhur me të tjerë, sepse është respektuar vullneti i popullit. Në qoftë se shqiptarët votojnë, kam besimin më të madh se ata që thonë fakte kemi po nuk i themi…është një botuar një libër aty, është bestseller…
Këto i thotë kongresmeni në Komisionin e Jashtëm të Kongresit Amerikan që i tha vendimi juaj vjen nga hiçi dhe e keni nën ndikimin e Soros. Ka pasur vendime zyrtare dhe janë hequr. Këta që thonë fakte kemi por nuk i themi, çfarë tha drejtori në detyrë i shërbimeve inteligjente, nuk ka asgjë.
Tha që Blinken ka funksionuar si agjent i Soros në Ballkan. Asnjë deklaratë nuk zëvendëson faktet. Faktet janë të vërteta. Një fakt të vetëm, në qoftë se publikohet Sali Berisha merr çdo vendim”, tha Berisha.