Friday, October 18, 2024

Ngjela: Brenda 15 ditëve, në SHBA do të dalin prova kundër Berishës

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe “betejën” e ish-kryeministrit Sali Berisha me SHBA-në pas shpalljes së tij non-grata.

Në një intervistë në emisionin “Breaking”, avokati Ngjela tha se brenda 10-15 ditësh, në SHBA do të dalin provat kundër Sali Berishës.

Sipas tij, akti administrativ i ish-kryeministrit do të votohet në Kongresin amerikan, dhe nëse ajo kalon, detyrimisht sipas ligjit të vendit, provat do të bëhen publike.

Spartak Ngjela: “Problemi qëndron që unë ja pranoj shqetësimin Saliut. Luftën ligjore do e zhvillojë ai. Ka shumë kostume me xhepa fallso. Basha i përjashton nga partia ata që kanë shpallur kandidaturën për kryetar. Në çdo pikë të tillë duhet një garantizëm. Cili është garantizmi i Bashës, Ëashingtoni. Rasti është shumë i thjeshtë. SHBA nuk pranojnë Sali Berishën që të ketë marrëdhënien politike me Ëashingtonin. Pse Shqipëria do prishi aleancën e madhe jetësore me SHBA-në për Berishën? Amerika pyet juristin, ka ndonjë cënim juridik këtu? Jo është ekstra legale.

Por është ekstra legale. Nëse ajo ndjen rrezik, ngre tensionin kundër Saliut. Prisni dhe një gjë që nuk e dini. Ka hyrë në Kongres akti administrative kundër Saliut për non-grata, do votohet në kongres. Këto ditë, brenda 10-15 ditëve, po u votua në kongres do dalin provat. Pasi kongresi është i hapur me popullin. Nuk dihet se çfarë ndodhë me Berishën. Basha ka thënë se i ka parë provat. Provat janë sekret akoma, por po hynë në kongres, ka mbaruar puna. Këto që bën Saliu janë dëshpërim që herë të çon në delir dhe herë në panik”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë