Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2024.
I gjendur në arrest shtëpie, Berisha ka bërë një urim përmes rrjeteve sociale.
Berisha thekson se Shqipëria u gdhi si Bjellorusia, me liderin e opozitës të burgosur.
“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore!”, shkruan Berisha në Facebook.