Tuesday, December 3, 2024

Ndeshje për “jetë a vdekje”/ EURO 2024, Shqipëria përballë Kroacisë, të dyja skuadrat duan fitore

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kroacia, humbën ndeshjet e para dhe kanë zero pikë. Kuqezinjtë humbën me rezultatin 2-1 ndaj Italisë, ndërsa kroatët u mposhtën thellë 3-0 nga Spanja.

Në formacionin e teknikut Sylvinho, pritet të ketë ndryshime, ku Arbër Hoxha, lojtar që luan në Kroaci, pritet t’i zërë vendin Taulant Seferit. Tekniku brazilian dhe kapiteni Berat Gjimshiti, deklaruan në konferencën për media në prag të ndeshjes, se ekipi do të punojë fort për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndërkaq edhe kroatët kërkojnë tre pikë. Trajneri i skuadrës ballkanase, Zlatko Daliç, i cili më parë ka qenë trajner i Dinamos në Shqipëri, deklaroi se Kroacia e respekton skuadrën shqiptare, por theksoi se për ta, vlejnë vetëm tre pikët.

Në stadiumin e Hamburgut, pritet të ketë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë