No menu items!

Ministri koreano-verior ironizon Sekretarin e OKB-së: “Kukull e SHBA-ve”

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son-hui e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres një “kukull të Shteteve të Bashkuara”.

Guterres dënoi fuqishëm lëshimin e fundit të një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut të premten, dhe përsëriti thirrjen e tij për Phenianin që të heqë dorë menjëherë nga ndërmarrja e çdo veprimi të mëtejshëm provokues, shkruan Euronews Serbia.

“Shpesh mendoj për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së si një anëtar të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së ose Departamentit të Shtetit”, tha ministri koreano-verior në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kishte mbajtur një qëndrim në kundërshtim me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe misionin e saj, që është ruajtja e paanshmërisë, objektivitetit dhe drejtësisë në të gjitha çështjet.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një takim, pasi Pheniani testoi një raketë balistike ndërkontinentale të premten.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA