Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se pas 31 vitesh nga rënia e komunizmit, sërish vijon eksodi i shqiptarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta nënvizon se për të ndalur shpopullimin, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal.
Ai thekson se këto tre elementë kanë lënë në varfëri shumicën e shqiptarëve, duke pasuruar vetëm një pakicë.
Ish-presidenti deklaron se 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin drejt Britanisë së Madhe duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.
Meta shprehet ndër të tjera se referendumi do të jetë kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.