Home POLITIKE Meta: Të ndalet menjëherë rritja abuzive e çmimit të karburanteve

Meta: Të ndalet menjëherë rritja abuzive e çmimit të karburanteve

0
133

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish pas rritjes së çmimeve në vend. Meta bën thirrje që rritja abuzive e çmimit të naftës të ndalet menjëherë.

Presidenti në një reagim në facebook thotë se shqiptarët po e paguajnë sot çmimin e një litri karburant më shtrenjtë se vendet e Bashkimit Europian, ndërsa kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Postimi:

Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj.

Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton:

🇧🇬 Bullgari 1.55 euro/litër

🇷🇴 Rumania 1.6 euro/litër

🇭🇷 Kroaci 1.65 euro/litër

🇸🇮 Slloveni 1.68 euro/litër

🇨🇿 Çeki 1.82 euro/litër

🇨🇭 Zvicër 2 euro/litër

🇫🇷 Francë 2 euro/litër

🇮🇹 Itali 2.1 euro/litër

🇬🇷 Greqi 2.1 euro/litër

🇩🇪 Gjermani 2.1 euro/litër

Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here