Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij me ambasadorin Richard Grenell, një nga figurat kryesore të republikanëve amerikanë.
Meta vlerësoi angazhimin e Grenell në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Grenell, që ka drejtuar Agjencinë e Inteligjencës së Brendshme në SHBA, po viziton Shqipërinë.
“Është gjithmonë kënaqësi të kemi Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara vlerësohet shumë,” shkruan Meta në rrjetin social, Twitter.
It’s always a pleasure to have @RichardGrenell in Albania and in my office. His commitment in support of the further strengthening of the relation and collaboration between Albania and the United States is greatly appreciated. 🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/MbHU0UhmJ7
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 9, 2021