Sunday, June 29, 2025

Merret në mbrojtje polici, dyshohet se Dumani kishte marrë porosi për ta vrarë

Oficeri i policisë, Krenar Guçe është marrë në mbrojtje, për shkak se një foto e tij është gjetur në celularin e Nuredin Dumanit.

Fakti që në celularin e Dumanit është gjetur fotoja e oficerit, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se ndaj tij mund të kishte porosi për atentat.

Aktualisht, Guçe është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Ndërsa, më parë, ai ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020.

Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.

Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë