Friday, November 22, 2024

‘Me taksi nga Irlanda’, mënyra tjetër e shqiptarëve për të shkuar në Britani

Media prestigjoze britanike, The Telegraph ku publikuar një artikull ku thuhet se shqiptarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për të hyrë në Britaninë e Madhe, përveç kalimit me varka të vogla apo gomone përmes kanalit të La Manshit.

Sipas një hetimi të ri, trafikantët po shfrytëzojnë Irlandën për të dërguar emigrantët me taksi drejt Britanisë së Madhe, për shkak të kontrolleve të buta kufitare mes dy vendeve.

Shqiptarët janë lidhur me bandat kriminale irlandeze në Dublin për të siguruar kalimin në Britaninë e Madhe, me dokumente te rreme të Bashkimit Evropian.

Më pas, bandat sigurojnë shoferë taksie të cilët hyjnë fshehurazi ne tragetet që kanë destinacion Britaninë e Madhe dhe kostoja shkon deri në 2,500 paund.

Një organizator i bandës i tha një gazetari se udhëtimet në këtë lloj fome po kryheshin çdo ditë.

“Duhet të vini në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 paund nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Ju duhet të merrni një letërnjoftim të rremë evropian që të mund të hyni lehtësisht në Dublin”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë