Detaje të reja janë mësuar lidhur me arrestimin në Stamboll të Dritan Rexhepit, i cilësuar si “mbreti” shqiptar i drogës.
Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit, me pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Konfidenciale ka siguruar pamje nga arrestimi i Rexhepit nga policia turke.
Nga pamjet, shihet se forca të shumta të policisë kanë shkuar në banesën ku ai fshihej dhe e kanë kapur.
Policia turke ka gjetur dhe sekuestruar në banesë, armë, bizhuteri dhe një sasi parash, të cilat Rexhepi i mbante të fshehura në një kasafortë.