Një 48-vjeçar nga Rumania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”.
Në pikën kufitare të Morinës, në dalje, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B. hetimore të DVP Kukës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë.
Kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.
48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.