Wednesday, March 12, 2025

Mbyllet protesta/ Berisha: Beteja do të vazhdojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha njoftoi përfundimin e protestës së thirrur prej tij ditën e sotme kundër Lulzim Bashës.

Basha u bëri thirrje protestuesve që të shpërndahen, ndërsa bëri me dije se protesta nuk do të mbarojë deri në arritjen e qëllimit. Ish-Kryeministri u shpreh se beteja e radhës do të njoftohet përsëri.

Kjo protestë u faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm, u faktoi në mënyrë përfundimtare se Edi Rama mban peng Lul bravën dhe së bashku me të me dhunë dhe terror shtëpinë e PD. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për të shndërruar në shtëpi lirie do vazhdojnë gjer në arritjen e plotë të qëllimit. Sot ne do shpërndahemi, do të kujdesemi për vëllezërit tanë, motrat tona të arrestuar, sepse jaën vërsulur si bisha ndaj tyre për të mbushur komisariat.

Do kujdesemi për të plagosurit të cilët janë goditur me çarje koke. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër që nuk ndalen kurrë gjer në fitoren tonë të plotë. Kemi përballë një narkoshtet. Ndaj dhe ju ftoj ta mbyllim këtë protestë sot këtu për ta vazhduar në mënyrën më absolute në forma edhe më të fuqishme se kjo që bëmë sot”, deklaroi Sali Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë