Thursday, November 21, 2024

Mbërrijnë 3 dronë Bayraktar në bazën ajrore të Kuçovës

Dronët Bayraktar kanë mbërritur në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet se prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Sipas Peleshit, dronët Bayraktar rrisin aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe dëshmojne angazhimit për të garantuar sigurinë kombëtare.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë