Thursday, November 21, 2024

Mashtrim me TVSH, dëm 195 milionë euro/ Goditet grupi kriminal në 17 vende, SPAK kontrolle në 5 subjekte në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një hetim, në bashkëpunim me autoritetet e huaja për evazion fiskal.

Sipas hetimeve, të shtrirë në 17 shtete, përfshi edhe Shqipërinë nëpërmjet evazionit, kanë shkaktuar nje dëm prej 195 milionë euro.

Në Shqipëri janë ushtruar kontrolle në 5 subjekte dhe janë sekustruar lap-top dhe pajisje të tjera elektronike.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO), ka ndjekur hetimet për Operacionin e koduar “Cluster Midas”, për veprën penale “Evazioni Fiskal”, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Dëmi i kryer nga këto aktivitete llogaritet të jetë 195 milion Euro, i cili është i shpërndarë në 17 shtete kryesisht Evropiane.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.

Ky hetim është shtrirë në 17 shtete (Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Hollandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar), duke kryer më shumë se 180 kontrolle, si dhe janë arrestuar 14 shtetas. Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë