Wednesday, December 25, 2024

Masakroi familjen shqiptare në Greqi, arrestohet 60-vjeçari

Policia greke ka vënë në pranga një person që dyshohet se është autori i masakrës së ndodhur tre ditë më parë, ku u ekzekutua një familje shqiptare në Andravidha të Pyrgosit.

Sipas medieve greke, i arrestuari është pronari i banesës ku jetonte familja shqiptare. Nga hetimet e autoriteteve është zbuluar se 60-vjeçari pas krimit kishte tentuar të zhdukte kufomat. Ai kishte nisur t’i ngarkonte në një rimorkio, por që nuk ja kishte dalë.

Sipas autoriteteve greke, ka qenë një patrullë e saj që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit. Ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.

Sipas informacioneve, familja e tij i kishte borxh pagesën e një muaji qera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë