Thursday, November 21, 2024

“Mali i Zi është në udhëkryq”, Milatoviç: Jam për formimin e një qeverie me bazë të gjerë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se vendi është në udhëkryq, nëse do të bëhet një shtet ligjor, teksa ende nuk është formua qeveria e re.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç në Zagreb, Milatoviç u shpreh se është për formimin e një qeverie me bazë të gjerë, shkruan RTCG.

Milatoviç shtoi se qytetarët kanë nevojë për një shtet ligjor, por se nuk është i sigurt se për këtë mund të ndihmojnë ata që e bënë Malin e Zi shtet pa ligj.

“Unë do të doja që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt që të jetë e mundur, për të gjetur një zgjidhje kur është në pyetje gjyqësori. Mendoj se kjo është një nevojë urgjente e Malit të Zi”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë