Thursday, November 21, 2024

Macron dhe Scholz caktojnë këshilltarë për të ndihmuar Lajçak, kërkesat për Vuçiç

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i kanë dërguar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ku i bëjnë me dije se kanë caktuar këshilltarët e politikës së jashtme dhe të sigurisë të vendeve të tyre, për të ofruar mbështetje për të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, ne duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve afatgjata dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në letrën e bërë publike nga Presidenca e Serbisë.

Scholz dhe Macron thonë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, shkruan Euronews Serbia.

Ata kërkojnë që Vuçiç të tregojë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira.

“Ne po ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë urgjentisht të nevojshëm, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhej ndër të tjera në letër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë