Pasojat e tërmetit po i vuan ende qyteti i Bulqizës. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti. Nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën.
Banorët ndjehen të frikësuar dhe kërkojnë strehim në çadra pasi i druhen lëkundjeve me magnitudë më të lartë.
Zamira Jakimi, banore e fshatit Shtushaj thotë se qëndrimi në banesë tashme është i pasigurt, ndaj kërkon ndihmën e autoriteteve të paktën për një çadër.
Kyebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla bën të ditur se dëme janë shënuar pothuajse në të gjitha njësitë administrative, ku mes tyre veçohet dëmtimi i dy pallateve në Bulqizë dhe dy në Krastë.
Tërmeti më i fortë në Bulqizë u rregjistrua mëngjesin e së premtes, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.