Një lajm i bujshëm ka ardhur sot nga Kosova, e cila është pa trajner, pasi kontrata e Primozh Gliha ka përfunduar pas ndeshjeve kualifikuese të Botërorit.
Sipas mediave në vend, legjenda e futbollit botëror, Marko Van Basten, është një nga kandidatët me të cilin po negociohet në këto ditë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur diskutimet për pasuesin e Shaland, me emra të ndryshëm, si Magat apo De Biazi.
Ai drejtoi për 5 vite (2004-2009) Holandën, duke u larguar mes polemikave, ndërsa më pas trajnoi Ajaksin, Herenvenin dhe Alkmarin. Që atëherë, ai ka qenë drejtor teknik i FIFA-s, por në Federatën e Futbollit të Kosovës janë të bindur se mund ta kthejnë përsëri në pankinë “Mjellmën e Utrehtit”.