Friday, June 27, 2025

Lajçak takon Bislimin: Ramë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të hënë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Bislimin ka rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

“Diskutime intensive dypalëshe zhvilluam sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë