Wednesday, April 24, 2024

Kurti takon Borrell dhe Lajçak: Të vendosur për sundimin e ligjit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim në Paris me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, pak para nisjes së Forumit të Paqes.

Sipas një njoftimi të qeverisë së Kosovës, temë diskutimi ishte zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dinamizmi i dialogut me Serbinë.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se për normalizimin e plotë të marrëdhënieve nevojitet njohja reciproke.

“Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë  edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, thuhet në njoftim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë