Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari në Kuçovë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën të riun nga Tirana në lagjen “1 Maj” të Kuçovës, pas një konflikti të çastit.
I plagosuri u paraqit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 për ndihmë mjekësore në spital.
Hetimet u kryen nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat.
Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.