Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, votoi për Ilir Metën si president i kësaj partie. Pasi votoi, Kryemadhi tregoi votën e saj për mediat.
“Për të gjithë ata që thonë se jam tradhtare,” ironizoi Kryemadhi.
Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete.
Konventa e Partisë së Lirisë, e cila është mbajtur këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve, miratoi propozimin e Metës për nepotizmin, ndërsa rrëzoi propozimin e Kryemadhit për konfliktin e interesit.
Nga dy propozimet e Kryemadhit është pranuar buxhetimi për gratë në fushatë elektorale në masën 50% të buxhetit të partisë.
Në fjalën e tij, Ilir Meta u shpreh se pas Konventës, Partia e Lirisë do të jetë një tjetër parti. Ai tha se nuk e ka përjashtuar Monika Kryemadhin, pasi sipas tij ajo është deputete, ka 20 mijë vota, madje më shumë se Luçiano Boçi, tha ai. “Kryemadhi po largohet me keqardhje? Kush e ka gënjyer Monikën, si largohet Monika?! Monika është deputete dhe mund të zgjidhet sa herë që dëshiron. Unë besoj se i ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e atyre që ka Luciano Boçi.