Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryeministrit Krivokapiç. Ministri i Financave dhe Mirëqënies Sociale, Milojko Spajiç është shprehur se në mbledhjen e sotme nuk është diskutuar mbi dorëheqjen e kryeministrit aktual.
Ai e ka cilësuar takimin si një mbledhje normale.
Megjithëse ende pjesë e të njëjtit koalicion në mbledhjen e sotme nuk mori pjesë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, i cili është larguar nga ndërtesa e qeverisë pak minuta para se të fillonte mbledhja.
Ndërkohë që nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e parlamentit ku do të diskutohet propozimi i kryeministrit Krivokapiç për shkarkimin e Abazoviç nga detyra e zv/kryeministrit.
Ky i fundit i fundit ka propozuar më parë krijimin e një qeverie të pakicës, çka është mbështetur edhe nga partitë e opozitës. Ishte pikërisht ky propozim që çoi kryeministrin në detyrë të kërkojë shkarkimin e politikanit me origjinë shqiptare.