Për Ditën e Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit tek Qytet Studenti. Kreu i shtetit pati një prononcim për mediat ku u pyet edhe për situatën në Partinë Demokratike.
Edhe pse tha se nuk ndodhet aty për t’u marrë me çështje të tilla, duke ngritur dy gishtat lart, Meta dha mesazhin e tij duke thënë: Liri, demokraci, jo më vonë po tani!
Prononcimi i plotë i Presidentit Meta:
Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë, heroin e demokracisë, Azem Hajdarin që pati një rol kyç në ato momente kritike por edhe të gjithë studentët e tjerë, si Arben Brozi. Të gjithë ata që nuk i kanë tradhëtuar idealet e dhjetorit. Është koha për një thirrje tjetër ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Të garantojmë të ardhmen larg çdo pikëpyetje dhe alternative boshe. Vendim i GJK? Nuk dua që në këtë moment ta shfokusoj me çështje të tjera, dëshiroj që të gjithë të përqëndrohen në qëndrimin zyrtar. Nuk do t’u shmangemi pyetjeve të tjera. Përshëndetje për të gjithë banorët e QS. Ne presim shumë prej tyre, duhet të marrin në dorë udhëheqjen e proceseve në Shqipëri.
31 vite nga lëvizja e dhjetorit, si e shoh ndarjen e PD?
Tani nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla, e rëndësishme është liria dhe demokracia të kthehen në shina të qëndrueshme dhe vota e lirë të mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare liri, demokraci, jo më vonë por tani.