Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, i cili luan me Interin, mund të jetë një nga opsionet e trajnerit Arne Slot për të forcuar mesfushën e Liverpool sezonin e ardhshëm.
Lajmin e raporton The Athletic, ku shkruan se Asllani luajti si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A sezonin e kaluar.
Megjithatë, Asllani u rrit si lojtar duke treguar prova të mjaftueshme se mund të luajë si “regjisor” në skuadrën e Simone Inzaghit.
Për këtë arsye, ai pëlqehet dhe nga tekniku i ri holandez i skuadrës angleze.
“Kristjan Asllani i Interit luajti si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, por u rrit duke treguar prova të mjaftueshme se ai mund të luajë si “regjisor” në skuadrën e Simone Inzaghit. Me aftësi të mira teknike me të dyja këmbët, 22-vjeçari Asllani është gati ta çojë lojën në një nivel tjetër”, shkruan The Athletic.