Tuesday, May 13, 2025

Krimi makabër në Fier: 38-vjeçari pranon autorësinë për vrasjen e djalit të fqinjit, ja çfarë kapën kamerat

Klodian Çalamani është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku vrau dhe groposi djalin 8-vjeçar të fqinjit të tij.

Ka qenë vetë 38-vjeçari i cili ka pranuar autoresinë e krimit, pas presionit të bërë nga ana e forcave të policisë.

Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla.

Ai ka shkuar te shtëpia e Çalamanit për t’i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit, pasi e ëma, F.V kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij.

Mëoshet se Çalamani i cili pasi e ka rrëmbyer e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur. Trupi i të miturit u gjet i mbuluar me baltë pas disa orësh kërkimesh nga policia.

Fqinjët kanë raportuar se autori ka qenë i pirë në momentin që ka bërë rrëmbimin.

Por, ky nuk është rasti i parë. Në vitin 2006, Klodian Çalamani së bashku me shokun e tij Florian Vasiu morën peng dhe torturuan për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë