Tuesday, March 11, 2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 4 persona të arrestuar, 10 të tjerë janë proceduar penalisht

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e hetimeve për krimet zgjehdore, ku njofton se prokuroritë e e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë gjithsej 158 njoftime për vepra penale.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në burg, ndërkohë që 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim, janë pezulluar 3 cështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Prokuroria e Përgjithshme njofton se në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 82 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet, prej të cilave 2 janë rregjistruar kryesisht.

Aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për veprat penale të mësipërme. Janë arrestuar në flagrancë 4 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 3 persona dhe është pranuar kërkesa për 2 persona.

Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë gjithsej 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 drejtpërdrejt në prokurori. Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike/kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori.

Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Janë pezulluar 3 cështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 njoftime.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë