Paraqitje dinjitoze e Kosovës në përballjen miqësore kundër Armenisë. “Dardanët” fituan takimin me shifrat 1-0 duke e nisur vitin mbarë, me një rezultat pozitiv.
Autori i golit të vetëm së kësaj sfide ishte Milot Rashica në minutën e 25’ të lojës.
Debutim me fitore për trajnerin e ri të kosovarëve, Franko Foda. Gjermani e fillon aventurën e re me kombëtaren kosovare, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Testi i parë kundër Armenisë përfundoi me sukses, tani të shohim përballjen e dytë kundër Hungarisë me 26 mars.