Tre persona kanë vdekur nga gjuajtjet me armë zjarri drejt një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të komunës së Deçanit në orët e mbrëmjes të së premtes, 26 nëntor.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi nga Prokuroria Themelore e Pejës. Sipas Nikqit, si pasojë e gjuajtjeve janë vrarë tre persona derisa ka edhe të lënduar.
Njëri prej viktimave ka vdekur në vendin e ngjarjes derisa dy të tjerë më vonë.
Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Prokuroria e Pejës dhe njësitet relevante të Policisë tashmë janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin”, ka deklaruar Nikqi.