Saturday, June 28, 2025

Kosova pa trajner, ish-sulmuesi i Dortmundit vetëofrohet për të marrë drejtimin e ”Dardanëve”

Çështja e trajnerit te Kosova është mjaft e nxehtë. Ditën e sotme, gazeta zvicerane ‘’Blick’’, shkruan se presidenti, Agim Ademi kishte udhëtuar drejt shtetit helvet për t’u ballafaquar me kandidaturat për pasuesin e Bernard Shallandes, ku një prej të cilëve ishte dhe Aleksandër Frei. Në një intervistë për ‘’Indeksonline’’, 42-vjeçari është vetëofruar si trajner i Kosovës, duke thënë se është mjaft i interesuar pasi e bind projekti.

‘’Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe njoh shumë lojtarët. E kam ndjekur në disa ndeshje Kosovën’’, është shprehur Aleskandër Frei.

Zvicerani në karrierën e tij është aktivizuar me disa skuadra europiane si Bazeli, Renes në Francë apo dhe për 3 sezone të Borusia e Dortmundit, duke shënuar 34 gola në 74 ndeshje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë