Tashmë është zyrtare, Kosova ka emëruar në krye të pankinës, trajnerin francez, Alan Zhires.
Sot me anë të një konference për shtyp, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka prezantuar trajnerin e ri të përfaqësueses së “Dardanëve”, i cili ka firmosur një kontratë deri në nëntor të vitit 2023.
Konferencën për shtyp, Zhires e nisi prezantimin duke kujtuar ish-presidentin Fadil Vokrri, nga i cili ruan kujtime të mira.
Disa vite më parë kam patur një vizitë në Kosovë, sa ishte president i Federatës Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje miqësore me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”.
Zhires foli më pas për lojtarët që disponon përfaqësuesja e Kosovës, duke vënë theksin te pjesa që kjo skuadër ka në përbërje elementë që luajnë mirë teknikisht dhe kjo gjë duhet shfrytëzuar.
“Unë vlerësoj një ekip që luan mirë në mbrojtje, duhet të them se Kosova ka lojtarë që janë teknikë dhe kjo është diçka që duhet shfrytëzuar Duhet të zhvillojmë potencialin që ka kjo skuadër, të krijojmë një ekip fitues pa vendosur një limit. Duhet të kërkojmë të jemi në nivelet më të larta në cdo ndeshje”, Është me rëndësi që kur ekipi të hyjë në fushë të ndjehet i fortë. Shpresojmë që tifozët të na mbështësin. Ne themi gjithmonë që tifozët janë lojtari i 12”.
Në karrierën si trajner, Zhires ka drejtuar skuadrën e Tuluz, nga viti 1996 deri më 1998 dhe më pas 1999-2000.
Po ashtu ka trajnuar edhe te Parisi për një periudhë të shkurtër në vitin 1998 dhe më pas të FAR Rabat nga 2001 deri më 2003.
Nga viti 2004 ka filluar eksperiencat me ekipet kombëtare, ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004-2005), Gabonin (2006-2010), Malin (2010-2012 dhe 2015-2017), Senegalin (2013-2015) dhe kombëtarja e fundit që Zhires ka drejtuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018-2019.