Thursday, November 21, 2024

Koreja e Veriut thotë se Kushtetuta e saj e përcakton Jugun si “vend armik”

Koreja e Veriut konfirmoi të enjten se Kushtetua e saj e ndryshuar rishtazi e përcakton Korenë e Jugut si “vend armik” për herë të parë, dy ditë pasi ajo i hodhi në erë rrugët dhe hekurudhat kufitare që dikur e lidhnin atë me Jugun.

Këto zhvillime të njëpasnjëshme tregojnë se Koreja e Veriut e ka përnjëmend përshkallëzimin e armiqësive kundër Koresë së Jugut, duke rritur rrezikun për përleshje të mundshme në pjesët e tensionuara kufitare.

Megjithatë, gjasat që Koreja e Veriut ta futet në luftë janë shumë të vogla për shkak se Jugu dhe Shtetet e Bashkuara kanë ushtri shumë më të fuqishme se ajo.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut, KCNA raportoi të enjten se shkatërrimi i pjesëve veriore të rrugës ndërkoreane dhe lidhjeve hekurudhore ishte “masë e pashmangshme dhe e ligjshme, që u ndërmor për plotësimin e rregullores së Kushtetutës së DPRK-së, e cila qartazi e përcakton ROK-un si shtet armiqësor”.

DPRK-ja është shkurtesë për Republikën Popullore Demokratike të Koresë, emri zyrtar i Veriut, ndërsa ROK-u është shkurtesë për Republikën e Koresë, emri zyrtar i Jugut.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut e dënoi vendimin e Veriut për ta shpallur atë shtet armiqësor, duke e quajtur atë ” akt antiunifikues dhe antikombëtar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë