Tuesday, July 1, 2025

Komanda amerikane themelon bazë ushtarake në Shqipëri

Komanda Evropiane e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin SOCEUR, ka njoftuar të enjten që do të themelojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të rritur efikasitetin e pranisë së saj.

Gjeneralmajor MaDavid H.Tabor, komandat i SOCEUR, tha se vendosja e bazës në Shqipëri mundëson forcimin e partneriteteve me aleatët e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në rajon dhe “rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”.

“Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”, tha David H.Tabor.

SOCEUR theksoi se ky shtab pararojë do të funksionojë me rotacion.

Ambasada amerikane në Tiranë e quajti këtë vendim një “gurthemel për stabilitetin rajonal”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë