Thursday, November 21, 2024

‘Kishim përplasje prej kohësh’, dëshmon efektivi që vrau kolegun në komisiariat

Efektivi i policisë, Ludian Zaimi ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës brenda komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku qëlloi për vdekje kolegun e tij, Çaush Saliasi.

25-vjeçari ka deklaruar se veprimi i tij ka ardhur si akumulim i sjelljeve të përsëritura të viktimës dhe kolegëve të tij. Sipas Zaimit, këto sjellje kishin të bënin me fjalorin denigrues dhe veprimeve bullizuese, teksa shtoi se kanë pasur përplasje edhe më parë me njëri-tjetrin.

“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes”, ka thënë ai.

Burime nga blutë e Tiranë bëjnë me dije se Zaimi, prej një viti e 3 muajsh në radhët e patrullës së përgjithshme, merrte medikamente për problemet që ka patur me ankthin.

Në momentin e marrjes në pyetje, ai ka qenë i traumatizuar dhe penduar për krimin e bërë.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e brendshme të komisariatit, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë, ndërsa është zhvendosur në derën dalëse të tij, në hollin e godinës katër katëshe.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë