Home KRYESORE Kaos në Kuvend/ Seanca plenare zgjat pak, Bardhi i bashkohet aksionit të...

Kaos në Kuvend/ Seanca plenare zgjat pak, Bardhi i bashkohet aksionit të Berishës

0
32
Kuvendi i Shqipërisë, 5 shkurt 2024

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur në orën 17:00 dhe ka zgjatur më pak se 20 minuta për shkak të tensioneve të krijuara nga ana e deputetëve të opozitës.

Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtuar, nuk janë lejuar që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë të cilët u përplasën me Gardën dhe kërkonin që të hynin në seancë.

Pas disa minutash, disa prej tyre kanë mundur që të futen në seancë plenare dhe sapo i janë bashkuar seancës, kanë krijuar tension duke mos lejuar zhvillimin normal të parlamentit, si dhe patën përplasje me Gradën.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 19 deputetë të Partisë Demokratike pas trazirave që kishin shkaktuar në komisione parlamentare dhe Parlament në seancat e mëparshme.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here