Sunday, June 29, 2025

Kampion në tre dekada të ndryshme/ Brock Lesnar fiton titullin e WWE

Brcok Lesnar doli triumfues në PPV-në e parë të vitit 2022, duke u shpallur kampioni i ri i WWE në sportin e wrestling.

44-vjeçari, i njohur si ”The Beast Incarnate”, arriti të mposhtë në një ndeshje të 5-fishtë, (Fatal 5-Way) Bobby Lashley, Kevin Owens, Seth Rollins, dhe Big E.

Kjo është hera e gjashtë që Lesnar fiton titullin Botëror të WWE, duke u bërë gjithashtu i vetmi wrestler që e fiton këtë titull në tre dekada te ndryshme. Fillimisht në vitin 2002 kundër the Rock, më pas në vitin 2014 kundër John Cena dhe tashmë në vitin 2022.

Ishte planifikuar që Lesnar të ndeshej me kampionin Universal Roman Reigns, por ky i fundit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Mbetet për t’u parë nëse Lesnar do të ndeshet me Reigns, apo nëse ”The Beast Incarnate” do të filloje një ”storyline” me Bobby Lashley i cili synon fitimin e titullit kampion të WWE.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë