Ushtria izraelite deklaroi se ka vazhduar operacionet e saj tokësore në Rripin e Gazës, gjatë orëve të fundit.
Izraeli pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë pozicionet antitank dhe ato të lëshimit, shkruan Al Jazeera.
Katër komandantë të lartë të Hamasit, përfshirë kreun e forcës detare të grupit, u vranë.
Ndërkaq, bilanci i viktimave në Gaza ka kaluar në mbi 8 mijë.