Thursday, November 21, 2024

Irani, dronë Izraelit/ Netanyahu mbledh kabinetin e luftës

Benjamin Netanyahu ka mbledhur kabinetin e luftës, sipas një njoftimi nga zyra e tij.

Kryeministri izraelit ka mbledhur zyrtarët në selinë ushtarake në Tel Aviv, shkruan Sky News.

Mbledhja vjen teksa vendi përgatitet të përgjojë një sërë dronësh dhe raketash të lëshuara nga Irani, të cilat pritet të mbërrijnë në orët e ardhshme.

Zëdhënësi i ushtrise izraelite në një deklaratë për shtyp konfirmoi se dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.

Më herët, Netanyahu deklaroi se Izraeli ishte për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë