Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkuar në zyrë Sali Berishës, ku e ka takuar këtë të fundit në selinë e Partisë Demokratike.
Takimi mes dy liderëve të opozitës, vjen pas mbledhjes së 43 deputetëve demokratë, ku u diskutua për një agjendë të përbashkët opozitare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Meta dhe Berisha do të garojnë së bashku në zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës më 24 shtator, me kandidatin e dalë nga primaret e Foltores, Emri Vata.