Sunday, June 29, 2025

I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni (Emri)

Pas 2 javësh i zhdukur, gjendet i vdekur në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha. Paraditen e sotme, Policia ka arritur të zbulojë një xhup me njolla gjaku pranë malit me Gropa, i cili i përkiste biznesmenit, trupi i të cilit është gjetur më pas i groposur në një humnerë.

Babai i dy fëmijëve, pronar i një kompanie inertesh rezultonte i zhdukur që nga 20 tetori, pasi dyshohej se ishte marrë peng.

Të udhëzuar nga miku i biznesmenit Ferdinand Rrushi, Policia nisi kontrollet në zonën e Malit me Gropa, ndërsa me vete kishin edhe qentë gjurmues. Ishin këta të fundit që zbuluan kufomën e 43-vjeçarit.

Nga kqyrja paraprake u konstatua se Ruzhdi Hoxha ishte vrarë me armë zjarri dhe më pas trupi i ishte groposur për të humbur gjurmët. Për shkak se trupi është gjetur pjesërisht i dekompozuar, mendohet se Ruzhdi Hoxha të jetë ekzekutuar që ditën që është rrëmbyer, pra dy javë më parë.

Prej 20 tetorit, biznesmeni Ruzhdi Hoxha, rezultonte i zhdukur ndërsa denoncimin për humbjen e Hoxhës e ka bërë djali i tij, Saimir Hoxha. Në momentet e fundit, biznesmeni është parë me një mikun e tij Ferdinant Rrushin, i cili ka përfunduar në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për trafik droge.

Një nga pistat ku po hetohet për vrasjen e biznesmenit janë borxhet e Hoxhës, pasi biznesi i tij i inerteve ishte në prang falimenti dhe ai ishte zhytur në borxhe.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të  kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit  të kësaj ngjarje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë